Një gjermane 38-vjeçare ka qenë e vëmendshme për të mos zbuluar të dashurin e saj në kohën kur në banesë vjen burri i saj.
Ajo ka fshehur të dashurin në orman dhe ka nisur të grindet me bashkëshortin, krejt kjo me qëllim që ai të mos e zbulojë se i dashuri saj ishte i fshehur në dhomë.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin gjerman Bremen, ka konfirmuar policia gjermane, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes pas thirrjes që patën nga fqinjët e çiftit të trazuar.
Policia tentoi të qetësojë çiftin që po grindej, por pasi kjo nuk u shkoi përdore dhe i arrestuan.
Jo shumë kohë pas kësaj, policia mori një thirrje për intervenim në banesë. Fatkeqi i ngujuar në orman nuk kishte mundur të dalë nga banesa e mbyllur dhe ai kishte thirrur miqtë që t’i ndihmojnë.
Policia nuk ka bërë të ditur se nëse dashnori ka përfunduar në të njëjtën qeli me çiftin e arrestuar. /kp/Telegrafi/