Telegrafi

Fshatra të tëra në Ferizaj përballen me mungesë të energjisë elektrike

Me uljen e temperaturave, kanë filluar edhe reduktimet e ashpra të energjisë elektrike.

Sot shumë lagje të Prishtinës janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike me orarin 4 orë pa rrymë, 4 me rrymë.

Gjithashtu mësohet nga banorët e disa fshatrave të Ferizajt, se këto ditë po përballen me reduktime të ashpra, ku ndërprerja e energjisë elektrike shkon mbi pesë orë.

Lexo po ashtu Reduktime të energjisë elektrike në Prishtinë

Ndërprerje të energjisë elektrike ka në fshatrat Zllatar, Dardani, Mirosalë, Bibaj dhe Fshati Vjetër.

Ndërprerjen e energjisë elektrike, e favorizon edhe rrjeti elektrik që është shumë i vjetruar, pasi pas çdo stuhie ka ndërprerje të energjisë, sepse siç thonë banorët këputen përçuesit, ose rrëzohet ndonjë shtyllë elektrike.