Një fshat zviceran mund të duhet të evakuohet për më shumë se një dekadë ndërsa autoritetet të pastrojnë një “depo” të madhe të armëve të Luftës së Dytë Botërore.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ministria e Mbrojtjes konkludoi vitin e kaluar se “depoja” paraqiste një rrezik për njerëzit e afërt të Mitholz.
Dhe tani, autoritetet thonë se rreth 200 banorët mund të duhet të largohen, ndërsa bëhet pastrimi i zonës.
“Në varësi të mënyrës se si shkojnë punët, banorët duhet të presin që evakuimi të zgjasë më shumë se 10 vjet”, tha ministria.
Gjithashtu, thuhet se banorët do të duhej të aprovonin planin për të lënë zonën dhe në këtë drejtim është duke u zhvilluar një konsultim publik për të parë se si të bëhet më mirë.
Siç bëhet e ditur, përcjell Telegrafi, depoja shpërtheu pjesërisht në vitin 1947, duke vrarë nëntë njerëz dhe shkatërroi stacionin e trenit aty pranë.
Por më shumë se 70 vjet më vonë, rreth 3.500 ton municion mbeten të varrosura nën shkëmb në këtë zonë.
Raporti i vitit 2018 thoshte se rreziqet ishin nënvlerësuar për dekada, dhe heqja e eksplozivëve mund të ishte “shumë komplekse”, pasi shkëmbi ndoshta do të duhej të hiqej shtresë për shtresë.
Zyrtarët besojnë se përgatitja e hapësirës për evakuim do të zgjasë së paku dhjetë vjet – përfshirë ndërtimin e një rruge urgjente për të anashkaluar zonën. /Telegrafi/