Telegrafi

Fshati zviceran që duhet të evakuohet, do të largohen 3.500 tonelata bomba, mina e granata dore nga Lufta e Dytë Botërore

Fshati zviceran Mitholz, në të cilin deponia e municionit nga Lufta e Dytë Botërore pati shpërthyer 73 vite më parë, do të evakuohet pas 10 ditëve sepse të largohen bombat e mbetura, në kuadër të një plani një miliard dollarësh të cilin qeveria e miratoi të hënën.

Një seri shpërthimeve në afërsi të Mitholz, thellë në alpet zvicerane në jug të Bernit, kishte filluar pak para mesnatës së 19 dhjetorit të vitit 1947, transmeton Telegrafi.

Nëntë persona kishin humbur jetën kurse vala goditëse kishte dridhur tërë rajonin, e mbetjet e tyre binin mbi shtëpi, duke shkatërruar qendrën e qytetit dhe stacionin hekurudhor.

Edhe pse Mitholz u rinovua, rreth 3.500 tonelata bomba, mina dhe granata dore kanë mbetur në deponinë ushtarake në alpe. Ekspertët e municionit e kanë shpallur këtë rajon të paqëndrueshëm, me një potencial për të nxitur edhe një tragjedi tjetër.

Largimi i armëve që do të kushtojë 900 milionë franga zvicerane (834 milionë euro) kurse ekspertët zviceranë kanë filluar me hartimin e planeve për vlerësimin e pronave në Mitholz, me qëllim që të dëmshpërblehen afro 170 persona që do të largohen nga ky vend për shkaqe sigurie.

“Banorët e Miholz do të duhet të largohen për shkak të pastrimit të terrenit, e ky proces ekziston mundësia që të zgjatë deri në 10 vite”, ka bërë të ditur qeveria zvicerane.

Ministria zvicerane e Mbrojtjes do të përkrahë personat që preken nga ky largim, në veçanti duke i ndihmuar me largimin e gjësendeve. /Telegrafi/