Një fshat ku për 10 vjet kanë lindur vetëm vajza, më në fund ka parë ardhjen e një djali të vogël.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për fshatin e vogël Miejsce Odrzańskie në Poloninë e Jugut i cili ka vetëm 300 banorë dhe i cili u bë lajm vitin e kaluar pasi kryetari i rajonit ofroi një shpërblim për çiftin e parë i cili do lindte një djalë.
Dhe tanimë, rreth 10 muaj më pas, ardhja e foshnjës Bartek e ka bërë fshatin shumë të lumtur.
Kryetari i kënaqur Rajmund Frischko i tha The First News: ‘Ky është një lajm i mrekullueshëm, veçanërisht në këtë kohë kur të gjithë merremi me pandeminë e coronavirusit”.
Ndërsa nëna krenare Anna Milek u tha mediave lokale se lindja që ndodhi më 2 maj ishte një mrekulli e dyfishtë pas një operacioni për shpëtimin e jetës.
Ajo tha: “Operacioni më ktheu në jetë dhe bëri që një mrekulli e dyfishtë të ndodhte. Një mrekulli e dyfishtë, sepse Bartek nuk është vetëm një djalë, por një djalë nga Miejsce Odrzańskie”.
Siç thuhet më tej, lindja vjen si një lehtësim i madh për komunitetin e vogël bujqësor me zonën që vuan nga rënia e popullsisë ndërsa gratë e reja u shpërngulën për të gjetur partnerë dhe të fillojnë jetën e tyre.
Fshati u tërhoq në vëmendjen globale vitin e kaluar pasi seria e pazakontë e lindjeve vetëm të vajzave ngjalli interes në mediat polake kur fshati dërgoi një ekip të gjitha vajzave në një konkurs rajonal zjarrfikës vullnetarësh, një ngjarje e cila mbizotërohej zakonisht nga djemtë. /Telegrafi/