Site icon Telegrafi

Fshati Topanicë i Kamenicës shpallet zonë karantinë, pas paraqitjes së rastit të parë me COVID-19

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike ka marrë vendim që fshati Topanicë i  Komunës së Kamenicës të shpallet zonë karantinë.

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë fshati do të jetë në karantinë, pasi që personi i infektuar me COVID-19 dyshohet se ka pasur kontakt me banorët tjerë, transmeton Telegrafi.

“Pas rastit të parë pozitiv me Covid-19 në komunën tonë, konkretisht në fshatin Topanicë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, e ka shpallur këtë fshat si zonë karantinë. Kjo pasi dyshohet se personi i dyshuar ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me banorët tjerë.

Për luftimin e kësaj pandemie nuk mjafton vetëm karantinimi i një zone të caktuar, por këtë duhet ta bëjmë të gjithë. Të rrimë në shtëpitë tona në secilën pjesë të komunës”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Lexo po ashtu 12 raste të reja me coronavirus, shkon në 106 numri i të infektuarve në Kosovë

Kryetari Kastrati ka bërë sërish thirrje që qytetarë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

“Nuk duhet të mendojmë që rreziku prej infektimit me këtë virus është i izoluar vetëm në Topanicë dhe ne të tjerët jemi të sigurtë. Nuk guxojmë të mendojmë që të infektuar janë vetëm rastet e konfirmuara. Rri n’shpi për veten dhe familjen”.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 106 raste me coronavirus./Telegrafi/

Exit mobile version