Site icon Telegrafi

Fshati i Strugës ka bërë rrugën me ndihmën e mërgimtarëve

Banorët e fshatit Misllodezhdë të Strugës me paratë e tyre dhe me donacione të mërgimtarëve e ndërtuan rrugën që të çon në fshatin e tyre. Me iniciativën e Bashkësisë Lokale po realizohet e gjithë puna për çeljen e rrugës duke filluar nga pastrimi i vendit deri te tamponimi. Shteti u ka ndihmuar vetëm për asfaltin.

“Të gjithë punën e bënë mërgimtarët, rrënimi, tamponimi, morën pjesë të gjithë mërgimtarët e fshatit. Janë mbledhur rreth 30 mijë euro”, tha Idriz Mena – kryetar i bashkësisë lokale në Misllodezhdë.

Disa persona kanë hequr dorë edhe nga pronat e tyre private për këtë qëllim. I tillë është shembulli i Avdi Menës, i cili ka hequr dorë nga një hektar i tërë i tokës.

“…Për hir të fshatit ju japim tokë, përgëzojmë dhe falënderojmë ish-fshatarët tanë, pasi tani jemi shpërngulur”, deklaroi Avdi Mena – pronar i truallit ku po ndertohet rruga.

Edhe pse Misllodezhda është fshat malor, ka infrastrukturë të mirë, por ata kanë një hall tjetër.

Se ndihma nga mërgimtarët këtu nuk është vetëm gjatë verës, tregon edhe fakti se pensionisti nga Zvicra, Lulëzim Mena, çdo dimër i pastron nga bora rrugët e fshatrave të Strugës me fondet dhe makineritë e veta. Derisa autoritetet shtetërore mbërrijnë në këto fshatra, ai tashmë ka pastruar rrugët. /Alsat.mk

Exit mobile version