Telegrafi

Fshati Stracin, aty ku mbrohej Jugosllavia nga pushtimi i mundshëm (Foto)

Në Maqedoni ka vende të cilat duhet të hulumtohen, thotë Evgenij Houp, prandaj nuk mbetet gjë tjetër vetëm se të gjesh miq që do të shoqërojnë dhe ta fillosh rrugëtimin.

Një fshat i këtillë është edhe Stracini, ku Jugosllavia e dikurshme vendosi barrikada kundër tankeve, që të pengohet ndonjë pushtim i mundshëm, diçka që nuk ndodhi kurrë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Trekëmbëshit masiv vazhdojnë të qëndrojnë aty, shkruan Evgenij Houp, i cili e ka vizituar këtë vend, që ndodhet një komunën e Kratovës.

Në takim me një banor të fshatit, Evgenij e ka kuptuar se bashkë me tre shokët e tij, nën shoqërinë e muzikës së Pink Floyd, e ka kuptuar se ka përzgjedhur vendin e duhur për ta hulumtuar.

Ai thotë se më pas ka takuar disa fëmijë të cilët kanë shfaqur kureshtje, pasi që kanë parë kamerat, kurse kanë pi ujë në çezmën e fshatit, që në vete bart një pllakë përkujtimore për partizanët.

Banorët kanë bërë të ditur se Stracini dikur qenka konsideruar si pikë strategjike, prandaj edhe janë ndërtuar bunkerë, përpos trekëmbëshave metali të vendosur aty.

Evgenij dhe shokët e tij kanë patur mundësi që ta shohin edhe bazën ushtarake. Përpos këtyre, aty afër ndodhet edhe një kishë e vjetër e Shën Dhimitrit, e ndërtuar në vitin 1847.

Ai dhe shokët e tij, janë përshëndetur me banorët të cilët i takuan dhe i mirëpritën, duke u ofruar ushqim dhe alkool, duke kuptuar se në Stracin u njohën me një pasuri dhe mister që nuk kemi dijeni se ekziston./Telegrafi/