Site icon Telegrafi

Fshati spanjoll Salto de Castro del në shitje për 260 mijë euro

Fshati Salto de Castro, në Spanjën veriperëndimore është në shitje dhe çmimi i kërkuar 260 mijë euro.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, i vendosur në kufi me Portugalinë në provincën e Zamora-s dhe tre orë me makinë nga Madridi, Salto de Castro ka shumë nga ndërtesat që do të prisni t’i gjeni në një qytet të vogël spanjoll.

Ato përfshijnë 44 shtëpi, një hotel, një kishë, një shkollë, një pishinë komunale dhe madje edhe një ndërtesë kazerme që dikur strehonte rojet civile.

Por ajo që i mungon këtij fshati janë banorët. Salto de Castro është braktisur për më shumë se tre dekada.

Pronari e bleu fshatin në fillim të viteve 2000, me synimin për ta kthyer në një pikë turistike. Megjithatë, kriza e eurozonës pengoi lulëzimin e planit.

Ronnie Rodríguez,

“Pronari e kishte ëndërr ta kishte një hotel këtu, por gjithçka u pezullua”, tha Ronnie Rodríguez, nga Royal Invest, kompania që përfaqëson pronarin. “Ai do të donte ende që projekti të realizohej”.

Në faqen e Idealista-s në të cilën figuron prona, pronari rreth të 80-tave shprehet se po e shet fshatin pasi thotë se nuk mund ta mirëmbajë.

Ajo ka tërhequr interes, me më shumë se 50 mijë vizita që kur u listua një javë më parë me këtë çmim.

Rodríguez tha se 300 njerëz kanë shprehur interesimin për ta blerë, me kërkesa nga Rusia, Franca, Belgjika dhe Britania e Madhe. Një blerës potencial ka vënë tashmë para për ta rezervuar, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version