Site icon Telegrafi

Fshati spanjoll në të cilin banorët jetojnë nën tokë (Foto)

Për shekuj me radhë, banorët e fshatit spanjoll Gvadiks jetojnë në shtëpitë që janë groposur në shpellat nëntokësore, kurse pjesët e vetme që qëndrojnë mbi tokë janë oxhaqet e bardha që krijojnë një peizazh të mahnitshëm.

Në shikim të parë, Gvadiliks duket si çdo fshat tjetër andaluzian, por nëse hipni mbi kodër do të shihni një peizazh të pazakontë që ngjan me filmimet e planetit Mars, transmeton Telegrafi.

Rekorder në Evropë

Fshati Gvadiks, ka më së shumti të ndërtuara në shpella në kontinentin e vjetër.

Enterieri

Dhoma e gjumit e ndërtuar në shpellë.

Vjetërsia e mureve

Muret e shpellave datojnë nga Epoka e Gurit, dhe hyjnë në kategorinë e shkëmbinjve më të vjetër në tokën evropiane.

Infrastruktura

Pranë shtëpive të pazakonta, në fshat gjenden kisha, restorante, hotele që  gjithashtu janë ndërtuar në muret e shpellave.

Si në Mars

Panorama e pazakontë e këtij fshati ngjan me ndonjë planet tjetër.

Histori e pasur

Ky vend ishte një lidhje e pashmangshme tregtare midis Grandadës, Alhambrës qysh në shekullin e 15-të. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version