Site icon Telegrafi

Fshati spanjoll kërcënon ndalimin e turistëve

I njohur për monumentet e lashta prej guri, fshati Menorca në Binibeca Vell të Spanjës së fundmi po shqyrton mundësinë për një ndalim të plotë të turistëve.

Sipas vendasve, ky fshat ka turistë “të çrregullt”, andaj me ndalimin e tyre vendi synon ta ruajë mjedisin nga vizitorët që shkaktojnë trazira.

Në një përpjekje drejt ndalimit, udhëheqësit e fshatit kanë filluar të kufizojnë orët e vizitave të cilat tani janë nga ora 11:00 deri në 20:30.

Siç raportohet, nëse nuk respektohet ky orar, atëherë fshati do të vendosë për një ndalim të plotë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Edhe përfaqësuesi i banorëve të Binibeca Vell, Oscar Monge, ka theksuar se fshati nuk është “park aventurash”, por vendbanim i qetë.

Pra, banorët kanë të drejtë të kufizojnë turizmin nëse duan.

“Nëse autoritetet vazhdojnë të na lënë pas dore, ne banorët do të votojmë për të ndaluar turistët në fshat”, tha një banor i Menorcas.

Një tjetër ndau zhgënjimin e saj me turistët.

“Ata hynë në shtëpi, morën gjëra, bënin ahengje me pije në natyrë. Nëse kjo nuk rregullohet, do të ndodhë çdo verë”.

Ndryshe, rregullimi i vizitave turistike përputhet gjerësisht me lëvizjen më të gjerë në ishujt Balearik. /Telegrafi/

Exit mobile version