Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët e fshatit Shkabaj se, duke filluar që nga ora 17:00 e ditës së sotme e deri nesër në orën 18:00 do të mbeten pa ujë të pijshëm.
“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm është realizimi i një intervenimi teknik nga ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit në rrugën, ‘Gjergj Balsha’ në lagjen ,’Arbëria,’ në Prishtinë, gjegjësisht ndërrimi i një gypi me diametër 250 mm për shkak të dëmtimit dhe zëvendësimi i tij me një gyp të ri”, thuhet në një komunikatë për media të Ujësjellësit.
Sipas komunikatës këto punë teknike po bëhen për një sigurim më të mirë të furnizimit me ujë të pijshëm. /Telegrafi/