Telegrafi

Fshati me një banor (Video)

Për të arritur deri në fshat, është vështirë për shkak të rrugës së punuar pa kujdes, pasi që në vend të zhavorrit është hedhur dhe.

Një pjesë me traktor e një pjesë në këmbë. Në fshatin Graxhanik mysafirët janë të rrallë, pasi aty nuk jeton askush përveç Sabit Maliqit.

Ai jeton i vetëm në një përrua dhe nuk dëshiron ta lëshojë fshatin. Ka mbushur 70 vjet, gatuan dhe ushqimin e përgatit vet.

“Jeta është gjithqysh”, tha Maliqi, që u ankua për rrugën e pashtruar të fshatit.

Ai tregoi se edhe gruan që dy muaj e ka dërguar në Prishtinë që ajo të jetë më afër shërbimeve shëndetësore.

Maliqi tha se që nga viti 2005 vetëm me gruan e tij jetojnë në fshat.

Ai gatuan vetë dhe ka edhe bletë e pula.

“Vetë çorbat, vetë pasulin, kompirin, krejt i baj vetë”, thotë Maliqi, transmeton RTV21.

Ai ka thënë se në qytet nuk mund të jetojë.