Ruajtja e vlerave historike dhe trashëgimisë kulturore vazhdon t’i intrigoj turistët, e sidomos ata të huaj.
Ata kërkojnë ambiente ku mund të përjetojnë eksperienca më ndryshe, që të kuptojnë si kanë jetuar njerëzit në të kaluarën.
Fshati Dranoc i komunës së Deçanit është një nga fshatrat e paktë në Kosovë, modeli arkitektonik i të cilit është pothuajse i paprekur.
Muret prej gurit, janë dëshmi se fshati dikur ishte i tëri i ndërtuar nga gurët, siç janë edhe kullat.
Një ndër kullat që ende kanë mbetur në këmbë nga periudhat e vjetra është kulla e Mazrekajve.
“Sipas shënimeve, kulla është e ndërtuar para rreth 260 viteve. Është pronë e Ramasmanëve të mëhallës së Mazrekajve, e cila prej një kohe të gjatë e kanë ruajt identitetin derisa janë ndarë”, deklaron për RTV Dukagjinin Halil Dukaj, kryetar i fshatit Dranoc.
Në kullë mundë t’u sigurohet fjetja, salla e konferencave, vizita etj., ku çdo gjë brenda saj e ka pamjen e dikurshme tradicionale.
Vlerat historike të kullës në përgjithësi janë të lidhura me ngjarje historike.
“Ka pasur shumë kulla, të cilat kanë paraqit një autoktonizëm shqiptar dukagjinas”, ka thënë Halil Dukaj./Telegrafi/