Site icon Telegrafi

Fshati maroken Tafegagte i shkatërruar plotësisht nga tërmeti

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues në Marok është rritur në mbi 2.800, derisa i atyre të lënduarve ka shkuar në mbi 3 mijë.

Ekipet e shpëtimit janë akoma të kërkim të mbijetuarve që kanë mbetur nën rrënoja të shumë shtëpive dhe objekteve afariste të shembura, transmeton Telegrafi.

Sipas të dhënave më të fundit, më së shumti njerëz kanë humbur jetën në zonat rurale në afërsi të epiqendrës së tërmetit në jug të Marakeshit.

Fshatra të tëra janë bërë “rrafsh me tokë”, kurse rrugët janë bllokuar nga rrënojat dhe rrëshqitjet e dheut nga dridhjet e forta, shkruan BBC.

Fshati malor Tafegagte, 60 kilometra në jugperëndim të Marakeshit është shkatërruar plotësisht.

Deri më tani kanë humbur jetën 90 nga 200 sa janë në total në këtë fshat.

“Njerëzit në këtë fshat janë në spital ose të vdekur”, tha për BBC njëri nga banorët e këtij fshati. /Telegrafi/

 

Exit mobile version