Telegrafi

Fshati Lebanë pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” ka njoftuar se konsumatorët e fshatit Lebanë të Prishtinës, aktualisht kanë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm dhe kjo do të vazhdojë deri nesër në ora 12:00.

Banorët e Lebanës pa ujë janë që nga mëngjesi i sotëm dhe arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë në këtë fshat, është dëmtimi i gypit me diametër fi 90 mm.

“Për shkak të natyrës më të rëndë dëmtuese edhe sanimi është duke zgjatë më shumë, krahasuar me raste të tjera të dëmtimit të gypave.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes duke bërë të pamundurën që furnizimi me ujë sa më shpejtë të i’u rikthehet konsumatorëve të fshatit Lebanë”, thuhet në njoftimin e Kompania Rajonale e Ujësjellësit.