Telegrafi

Fshati ku për 81 ditë po bie shi

Njerëzit që jetojnë në Eglwyswrw, Pembrokeshire, kanë përjetuar reshje çdo ditë që nga 26 tetori.

Temperaturat janë ulur, por ajo që ka shkaktuar edhe më shumë probleme për fermerët është se janë detyruar t’i mbajnë bagëtitë e tyre në mjedise të mbyllura.

Fermeri dhe këshilltari bashkiak lokal John Davies, 52 vjeç, e përshkroi shiun si me përmasa biblike. /mapo/