Site icon Telegrafi

Fshati ku çdo banor ka të paktën 100 mijë euro pasuri! (Foto)

Është cilësuar si fshati më i pasur në botë, pasi aty secili prej banorëve ka një pasuri prej të paktën njëqind mijë euro dhe çdo familje jeton në një vilë, një fshat me arsim e kujdes shëndetësor falas dhe që ka aeroplanë dhe planifikon të blejë edhe anije.

Lexo po ashtu Shtatë profesionet që sot nuk ekzistojnë më (Foto)

Fshati më i pasur në botë ndodhet në provincën Jiangsu të Kinës Lindore dhe quhet Huaxi, i themeluar në vitin 1961 nga Wu Renbao.

Në vitin 1998 Huaxi u bë e para komunë e regjistruar në bursë, shkruan Dita.

Lexo po ashtu U kthye në shkollë pas pushimeve verore, por askush nuk e njohu (Foto)

Ajo është tani një grup më 57 kompani dhe që ka lidhje me 15 institucione kërkimore dhe universitete.

Mrekullia ekonomike e Huaxisë është një ndërthurje e punës për begatinë e përbashkët me modelin ekonomik të tregut të lirë.

Wu Renbao nuk ndoqi një qasje të ngurtë e dogmatike ndaj zhvillimit të ekonomisë kolektive, por u nis nga kushtet konkrete të fshatit të tij. Ai u nda nga jeta në vitin 2013 në moshën 85-vjeçare.

Exit mobile version