Fshati Korishë i Prizrenit ka dalur nga zona e karantinuar.
Kështu ka bërë të ditur, drejtori i Shëndetësisë në Prizren Visar Shehu, transmeton Telegrafi.
“Ministria e Shëndetësisë sapo na informoi që fshati Korishë tanimë ka dalur nga zona e karantinuar.
Një falënderim i madh i takon shtabit emergjent të fshatit Korishë, që përmes bashkëpunimit u menaxhua situata ashtu si është më së miri. Po ashtu i falënderoj të gjithë banorët e fshatit të cilët duke respektuar masat e karantinimit kanë bërë të mundshëm tejkalimin e shpejt të kësaj periudhe. Por duhet theksuar që dalja nga karantinimi nuk do të thotë tejkalim i rrezikut. Sepse virusi ende është dhe kujdesi edhe pas daljes nga karantina duhet të jetë maksimal”, ka shkruar Shehu në Facebook.
Tutje ai ka apeluar të qytetarët që të respektojnë masat dhe të qëndrojnë në Prishtinë./Telegrafi/