Site icon Telegrafi

Fshati kinez ku të gjitha shërbimet janë falas, por me një kosto të madhe (Foto)

Huaxi është një fshat i pasur dhe shumë misterioz i ndodhur në Kinë.

Ai shtrihet në një hapësirë prej 97 hektarësh.

Banorët e këtij fshati i kanë dritat, ujin, shërbimet shëndetësore dhe gjitha shërbimet e tjera falas.

Megjithatë, të gjitha këto vijnë me një kosto të madhe, atë të lirisë.

Nëse do të jesh banor iI këtij fshati duhet që në llogarinë bankare të mos kesh nën 250 mijë dollar.

Duhet të punosh 7 ditë të javës si dhe të heqësh dorë nga shfaqja në publik, transmeton gsh.

Nëse zgjedh të largohesh nga Huazi, nuk mund ta marrësh me vete pasurinë, pra duhet të largohesh duarbosh.

 

Exit mobile version