Site icon Telegrafi

Fshati italian zgjedh mbretin e ri!

Marcello Menegatta (31 vjeçar) është zgjedhur nga shumica e banorëve e së ashtuquajturës mbretëri e Seborges, që ka gjithsej 360 banorë.

Po ashtu i njohur edhe si mbret i najlonit, monarku i ri ndoshta do të quhet Shkëlqesia e tij për nder të paraardhësit, Giorgo I, i cili vdiq vitin e kaluar pas betejë 50 vjeçare për të drejtat e Seborges.

Mbreti i ri Marcello Menegatto ka plane të mëdha për mbretërinë e tij, përfshirë këtu edhe ndërtimin e një hoteli i cili do të tërhiqte numër të madh të turistëve dhe premtoi se do të krijojë vende të reja të punës.

Njëra prej detyrave të tij të para është të zgjedh titujt zyrtar. “Dëshiroj të krijoj një infrastrukturë të re dhe tu ndihmoj këtyre njerëzve. Do ta vazhdojë betejën për pavarësinë e Seborges”, tha zoti Menegatto derisa përkrahësit e tij e mbanin në krah pas zgjedhjes si mbret.

Seborga është një fshat i vogël në bregdetin italian afër kufirit me Francën e cila ka monedhën e vet, pullat e veta postare dhe flamurin zyrtar. /Telegrafi/
 

Exit mobile version