Komuna e Vrapçishtit është përfshirë nga reshje të mëdha të shiut dhe breshëri. Sasia e madhe e ujit ka nxjerrë nëpër rrugë edhe ujërat e zeza të cilat kanë përfunduar nëpër bodrumet e pjesës me të madhe të shtëpive, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Shiu dhe breshëri janë ndalur rreth orës 17, ndërsa banorët kanë dalë në aksion për pastrimin e rrugëve, oborreve dhe shtëpive.
Intensiteti i lartë i reshjeve e ka shkulur nga vendi murrin e shkollës fillore të fshatit ndërsa breshëri ka dëmtuar edhe disa automjete.
Po ashtu janë shkatërruar një pjese e madhe e të mbjellave por edhe shumë kopshte të shtëpive.
Kjo është hera e tretë, por më e fuqishmja që ky fshat përmbytet nga reshjet e mëdha të shiut.
Ekipi i Tv2 i cili ka qëndruar në terren thotë se gjatë ditës së nesërme do të sjell raport të detajuar për gjendjen në këtë fshat dhe fshatrat tjerë të Komunës së Vrapçishtit./Telegrafi/