Site icon Telegrafi

Fshati gjerman shet gropat e rrugës

Një fshat në Gjermani ka vënë në shitje gropat e krijuara në asfalt, në një përpjekje bujare për të financuar riparimin e rrugëve, tha kryetari i fshatit.

Njerëzit mund të blejnë një gropë në fshatin Niederzimmern afër Leipzigut për 50 euro. Si kundërshpërblim autoritetet do ta ndreqin këtë gropë – dhe do të shkruajnë një mesazh personale mbi të, tha Christoph Schmidt-Rose për mediat gjermane.

“Është një mënyrë argëtuese për t’i bindur njerëzit të na ndihmojnë që ta ndreqim rrugën. Ata ndjehen më pas sikur një gropë e asaj rruge u përket atyre”, tha Schmidt-Rose.

Ai tha se disa gropa tashmë janë mbuluar nga kanalet televizive dhe gazetat që dëshirojnë të bëjnë reklamë. Ekspertët vlerësojnë se dimri i ftohtë ka shkatërruar rreth 40 për qind të rrugëve në Gjermani, derisa recesioni ekonomik e ka bërë të vështirë për autoritet lokale t’i riparojnë rrugët. /Telegrafi/
 

Exit mobile version