Në Dobrushë të Moldavisë, 30 vite më parë kanë jetuar 200 persona, e në fillim të këtij viti janë regjistruar vetëm tre, kurse tani ka mbetur vetëm një.
Fermeri Grisha Muntean, 65-vjeç, ka mbetur në fshat pas vrasjes se dy fqinjëve të cilët i kishte “gjithçka”, pasi vetëm këta tre kishin mbetur, transmeton Telegrafi.
“Vetmia ju mbyt”, thotë ky fermer me mustaqe i cili nga kjo frikë e vetmisë ka vendosur të jetoj me dy mace, pesë qentë, 15 rosa, 42 pula dhe rreth 50 pëllumba dhe mijëra bletë.
Banorët e tjerë ose kanë vdekur ose janë shpërngulur në qytete të mëdha të Moldavisë, apo kanë emigruar në Rusi ose në pjesë tjera të Evropës.
E shtëpitë që i kanë braktisur fqinjët e tij i ka “gëlltitur” natyra, ku në këtë fshat dikur ishin rreth 50. Por, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, vendet si Dobrusha janë zbrazur, kurse imazhi i këtij fshati është shpërndarë në mbarë Evropën Lindore.
Në fshat tani mund të shihen vetëm kulmet e shtëpive që shihen nga larg, por aty është edhe një shteg për këmbësorë që lidh me rrugët e asfaltuara. Aty janë zhdukur edhe varrezat që i ka “gëlltitur” atyre.
“Kur punoj, flas me drunjtë. Me zogjtë, kafshët dhe veglat e punës. Nuk e kam dikë tjetër me të cilin do të mund të flisja”, ka shtuar ai.
E deri në shkurt të këtij viti, atij i kishin bërë shoqëri Gena dhe Lida Lozinski, një çift rreth të 40-ve që ka jetuar në fund të rrugës së fshatit.
Ata të paktën bisedonin çdo ditë në telefon, kurse çifti e ndihmonin Muntanin të kujdeset për shtëpinë, derisa vezët që i bënin pulat dhe perimet e mbjella i shiste në tregun e një fshati tjetër.
Megjithatë një fundjavë ata nuk iu përgjigjen telefonave të tij, kurse ai mendonte se ka mundur t’ju ketë bërë diçka të keqe që mund t’ju ketë penguar.
E pasi që për ditë të tëra nuk ishin paraqitur, kryeplaku i një fshati tjetër kishte shkuar në shtëpinë e dyshes ku kishte parë në oborr lopën që nuk ishte mjel për ditë të tëra, e brenda dhomës edhe dyshen gjysmë lakuriq të mbuluar në gjak.
Kurse hetimet kanë konstatuar se ata ishin vrarë nga një punëtor i dehur, e gjashtë muaj pas vrasje pothuajse asgjë nuk ka ndryshuar. Kështu Muntean është i mbijetuari i vetëm në këtë fshat i cili qysh në shekullin e 19-të ishte i banuar. /Telegrafi/