Site icon Telegrafi

Fshati anglez shitet për rreth 20 milionë funte

Vlera e fshatit piktoresk Linkenholt, në të cilin jetojnë rreth 40 banorë, më herët është vlerësuar të kushtojë në mes të 22 e 25 milionë funte.

Janë shitur të gjitha shtëpitë dhe tokat e Linkenholt, fshat ky i cili shtrihet në një sipërfaqe prej tetë kilometrave katrorë dhe i cili gjendet rreth 110 kilometra në perëndim të Londrës. Banorëve u është thënë se mund të vazhdojnë të jetojnë në fshatin në të cilin të gjithë i japin shtëpitë e tyre me qira.

Exit mobile version