Telegrafi

Fshatari u trondit kur pa se çfarë po sillej përreth shtëpisë së tij: Ishte si nga një film

Një burrë me emrin Porntip Rasksasil ishte duke e kositur barin prapa shtëpisë për të mbjellë banane.

54-vjeçari nga Chonburi, Tajlandë, atëherë pa një gjarpër të madh që po rrëshqiste nëpër gjethe.

Porntip thirri fqinjët për ta ndihmuar atë të kapte gjarprin gjigant dhe kjo u regjistrua edhe në kamera.

Gjashtë njerëz mezi nxorrën pitonin nga vrima ku ishte përpjekur të zvarritej, transmeton Telegrafi.

Ata më pas e futën në një kafaz dhe thirrën shoqërinë e mirëqenies së kafshëve, e cila e çoi në një pyll larg fshatit.

Pitoni peshon 100 kilogramë dhe është gjashtë metra i gjatë, dhe Porntip pretendon se e ka parë atë para asaj dite.

“E pashë atë edhe tre ditë më parë, por ai u largua para se unë të isha në gjendje ta kapja”, tha ai.

Ai u dërgua përsëri në pyll. /Telegrafi/