Site icon Telegrafi

Fshatarët hanë biskota balte për shëndet më të mirë

Tuban, në provincën lindore të Javas, është i vetmi fshat që prodhon “ampo”, një biskotë e prodhuar nga dheu i pastër, i cili mblidhet nga një fushë me baltë aty pranë.

Edhe pse nuk ka dëshmi mjekësore, fshatarët besojnë se biskotat e dheut janë një ilaç i mirë për parandalimin e dhimbjeve ndërsa femrat shtatzëna preferohen t’i hanë ato pasi besohet se rregullojnë lëkurën e fëmijës në barkun e nënës.

Sa më i mirë kualiteti i baltës, aq më të shijshme bëhen edhe biskotat, thotë Rasima prodhuesja e biskotave. Ajo është prodhuesja e vetme e ampos në fshat dhe fiton deri në 2 dollarë në ditë nga shitja e biskotave të baltës në tregun e fshatit.

Ata që hanë këtë produkt thonë se biskotat kanë një shije të mirë si të kremit. /Telegrafi/

Exit mobile version