Telegrafi

Fshatarët habiteshin se si në mënyrë misterioze po u zhdukeshin shpendët, kapin pitonin gjigant dhe e detyrojnë të vjell pulën e patën që i kishte gëlltitur për së gjalli (Video, +18)

Një piton gjigant është kapur në pjesën jugore të Kinës nga disa fshatarë, të cilët e detyruan të vjell dy shpendët që i kishte gëlltitur.

Fshatarët kanë filmuar me telefon mobil, momentin kur ky gjarpër nxjerr nga goja një pulë dhe një patë të ngordhur, transmeton Telegrafi.

Ky piton është kapur dhe më pas është dërguar në një strehimore nga autoritetet përkatëse që merren më përkujdesin e reptilëve.

Ata fillimisht kishin vërejtur se po u mungojnë pulat dhe patat, dhe kështu një ditë kishin vendosur të bëjnë kujdestari, dhe pas disa orëve ishte shfaqur pitoni i cili kishte barkun e fryrë pasi kishte gëlltitur për së gjalli patën dhe pulën.

Sipas ekspertëve të gjarpërinjve bëhej fjalë për një piton që peshon 20 kilogramë. /Telegrafi/