Telegrafi

FSBK: Të hiqet TVSH-ja për grurin

Kryetari i FSBK-së, Tahir Tahiri tha se me rastin e ngritjes së çmimit të bukës dhe miellit është duke u krijuar një situatë e rëndë për disa kategori të njerëzve.
Sipas tij, kategoritë më të prekura janë punëtorët e arsimit, pensionistët, punëtorët shëndetësor si dhe një pjesë e madhe e bujqve.

“Fajtore për këtë gjendje të krijuar është Qeveria e Kosovës, ngase nuk kanë përfill kërkesat tona për futjen e bujqësisë në prioritetet e tyre, në mënyrë që sot të kemi një bujqësi intensive, me çka do të sigurohej qind për qind buka e popullit” tha Tahiri.

FSBK-ja i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës që t’i subvencionojë furrtarët në çmimin e bukës ose me lirimin e mullisëve nga TVSH-ja. /Telegrafi/