Në rrjetet sociale po qarkullon videoja e “shtimit të mishit dhe shtimit të ujit të kripur në ushqim. Videoja shpejt u bë virale.
“Kjo do të duhej të ishte ilegale”, ishte komenti më i shpeshtë si reagim ndaj videos ku shihet sesi mishi “fryhet”, transmeton Telegrafi.
Videoja është shpërndarë në kanalin e gastronomisë në TikTok, e cila shkaktoi një “lumë” komentesh nga përdoruesit.
“Injektimi i mishit. Nëse nuk e keni parë më parë, kjo është një procedurë normale e ndërmarrë nga fabrikat e përpunimit të ushqimit”, u tha në përshkrim.
“Ajo që injektohet është një shëllirë që mund të përmbajë aditivë etj. I jep shije dhe lëng produktit përfundimtar”, shkruan ndër tjera përbri videos së publikuar. /Telegrafi/
@cbsfoodtech Injecting Meat ? If you have not seen this before, This is a normal procedure undertaken by food processing facilities. Whats being injected is a brine that CAN have additives etc.. (this is just brine) It adds flavour and juiciness to the end product. #satisfying #satisfyingvideo #steak #steaktiktok #inject #injections #injecting #foodprocessing #foodvideo #food #foodie #foodtiktok ♬ original sound – CBS Foodtech