Trembëdhjetëvjeçari nga qyteti amerikan Blaine ka tentuar të hynte në librin e rekordeve Guinness duke tentuar që me ajër nga hunda të fryjë sa më shumë balona.
Duke liruar ajër në balona një herë nga njëra vrimë e më pas edhe nga vrima tjetër e hundës, ai ka arritur që në një afat prej një ore të fryjë 213 balona. Nga drejtoria e rekordeve botërore të Guinness kanë raportuar se do të vlerësojnë tentimin e tij.
Djaloshin Andrew e ka ndihmuar babai Doug, i cili ka matur balonat. Ato është dashur të kanë së paku 20 centimetra madhësi, derisa edhe e ëma e tij Wendy ka mbajtur evidencë për numrin e balonave të fryra.
Në muajin shkurt Andrew ka tentuar të thyej rekordin e njëjtë. Edhe atëherë, në të njëjtën mënyrë ka arritur të fryjë 184 balona, mirëpo propozimi i tij është refuzuar sepse balonat i kishte lidhur babai i tij Doug. Kësaj radhe Andrew i ka lidhur vet, dhe atë vetëm për të hyrë në Guinness.