Site icon Telegrafi

Frymëzohuni nga e pazëvendësueshmja e modës

Në listën e magazinës Time ndër 100 femrat më autoritative të shekullit XX, ajo është femra e cila e ka dizajnuar, menduar dhe sjellur kultin ‘e fustanit të shkurtë të zi’, parfumi i cili mbahet si i saj është më i njohuri dhe më i shituri në botë, e kreacionet me emrin e saj mbahen më shumë se shekulli. Ajo është Coco Channel, njëra ndër ikonat dhe dizajneret më të mëdha të modës të shekullit 20. Duke iu falënderuar asaj, Franca ende është sinonim i industrisë më të lartë të modës.

Ajo filloi bisedën e çfarë të veshim dhe si- një bisedë që gratë vijojnë ta mbajnë gjallë.

11 shprehje nga Coco Chanel:

"Veprimi më i guximshëm është ai i të menduarit për veten. Me zë të lartë!"

"Luksi duhet të jetë i rehatshëm, përndryshe nuk është luks."

"Një vajzë duhet të jetë 2 gjëra: kush dhe çfarë ajo dëshiron."

"Keni vetëm një jetë; do ishte më mirë të ishit argëtues."

"Nuk jam e re, por ndihem e re. Ditën që do të ndihem plakë, do shkoj në shtrat dhe do të rri atje. Mendoj se të jetosh është diçka e mrekullueshme."

"Moda ka dy qëllime: rehati dhe dashuri. Bukuria vjen kur moda ia arrin qëllimit."

"Ngjyra më e bukur në botë është ajo që ju përshtatet ju më mirë."

"Thjeshtësia është çelësi kryesor i elegancës së vërtetë.

"Vishuni keq dhe do mbajnë mend fustanin; vishuni shkëlqyer dhe do të mbajnë mend gruan."

"Meqenëse gjithçka është në kokat tona, do të ishte mirë të mos i humbisnim ato."

"Moda nuk është diçka që ekziston vetëm tek veshjet. Ajo është në qiell, në rrugë; moda ka të bëjë me idetë, me mënyrën e jetesës, me atë që po ndodh." /Telegrafi/
 

Exit mobile version