Site icon Telegrafi

Frymëzimi i Encës vjen nga fansat

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, thotë se lidhja e saj me fansat është forcuar shumë dhe se inspirimin për gjithçka e gjen te ndjekësit e saj.

Ajo thotë se është krenare për fansat, të cilët pohon se i konsideron pjesë të familjes.

“Së fundmi lidhja mes meje dhe fansave të mi është bërë edhe më e fortë. ‘Encatics’ janë fuqi e madhe emocionale te unë. Ju më keni bërë të qaj në prapaskena, ju jeni familja ime dhe nuk mund të imagjinoj të ju humb! Faleminderit shumë, ju më inspironi”.

Lexo po ashtu Enca me unazë në gisht, me kë është martuar? (Foto)

“Mezi pres t’ju takoj të gjithëve, ju dua më shumë se kurrë!”, ka shkruar në Instagram krijuesja e hitit “Boë Doën” duke shtuar se “rritja me fansat e saj e ka bërë person më të mirë”.

Enca po cilësohet si ‘Mbretëresha e Instagramit’, sepse është këngëtarja shqiptare me më së shumti ndjekës në këtë rrjet social. Ajo ka 1.1 milion ndjekës.

Exit mobile version