Frymëzimi nga bora na sjell tendencat e minimalizmit, në të cilat lapsi i asaj jo-ngjyre luan rolin kryesor
Përveç kësaj, ekziston ai truku i mirë i vjetër për të zmadhuar syrin – një vijë e bardhë në qepallën e poshtme
Lehtësia e stilit dhe super minimalizmi janë fokusi i tendencave të dimrit. Në këtë, vend të veçantë ka lapsi i bardhë, të cilin e përdorim vetëm ose në bashkëpunim me hijesime të ndryshme, transmeton Telegrafi.
Vajzat kreative do të lozin me variante të ndryshme grimi artistik.
Nëse jeni për përshtypjen vizuale të lehtësisë, zgjidhni vetëm një laps, pa pigment.
Për një stil mbrëmjeje, përmirësoni qerpikët tuaj me disa shtresa maskare për vetulla.
Truket si kjo e zmadhojnë vizualisht syrin, ndërsa linja shkon në të gjithë qepallën.
Për një stil joshës, kombinoni lapsin e bardhë me një shumëllojshmëri hijesimesh.
Fora duket e mrekullueshme në kombinim me një laps të zi – rreshtoni linjat për ta bërë syrin të duket si mace.
Para së gjithash, barazoni çehren tuaj me pudër dhe hidratoni mirë lëkurën tuaj – lapsat e syve mund të jenë të thatë. Vendosni një balsam ose buzëkuq në një ton neutral në buzët tuaja. /Telegrafi/