Dje (e martë), në ceremoninë e medaljes së pingpongut, pamë një skenë që bëri xhiron e botës dhe dha shpresë për një të ardhme më të mirë kur bëhet fjalë për marrëdhëniet midis Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut.
Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut janë në luftë, e cila teknikisht ka 74 vjet, duke pasur parasysh se në vitin 1953 është nënshkruar vetëm një armëpushim, por asnjëherë një marrëveshje paqeje, dhe marrëdhëniet mes qeverive të dy vendeve janë shumë të tensionuara.
Madje, kohët e fundit marrëdhëniet e tyre janë përkeqësuar aq shumë sa organizatorët e Lojërave Olimpike në Paris kanë frikë nga takimi i sportistëve të dy vendeve. Por, ajo që ndodhi në ceremoninë e medaljeve në dyshe mikse emocionoi të gjithë botën.
What a fantastic gesture from North Korea athletes: before receiving silver medal, they step down from the podium and go round to salute expressively the South Korea athletes who got bronze medal#Paris2024 #OlympicGames pic.twitter.com/2BIeG9Gn5Y
— Tancredi Palmeri (@tancredipalmeri) July 30, 2024
Koreja e Veriut fitoi vendin e dytë pas Kinës, ndërsa konkurrentët nga Koreja e Jugut fituan medaljen e bronztë.
Së pari Shin Yu-bin dhe Lim Jong-hoon morën medalje bronzi dhe para se garuesit nga Koreja e Veriut të merrnin medaljet e tyre të argjendta, ata bënë një gjest të madh.
Ri Jong Sik dhe Kim Kum Yong zbritën nga podiumi dhe uruan personalisht fqinjët e tyre për medaljet e tyre, gjë që emocionoi botën e sportit.
In a display of international goodwill, athletes from North and South Korea posed together for a selfie at a recent Olympic event. The idea for the group photo was suggested by Chinese gold medalist Sun Yingsha, highlighting the potential for sports to bring nations together. 😍… pic.twitter.com/pmr197suqj
— Alvin Foo (@alvinfoo) July 31, 2024
Pas ceremonisë, koreano-jugori Lim bëri një ‘selfie’ historike me fqinjët e tij nga Koreja e Veriut, duke treguar edhe një herë se njerëzit e zakonshëm nuk i ndjekin verbërisht politikanët dhe se ka ende një shans për pajtim dhe një të ardhme më të mirë në Gadishullin Korean.
Të gjithë shpresojnë që asnjë nga konkurrentët të mos turpërohet në vendet e tyre për shkak të këtij gjesti dhe kjo vlen veçanërisht për Ri dhe Kim nga Koreja e Veriut. /Telegrafi/