Site icon Telegrafi

Fruthi, shtatë raste të reja në Klinikën Infektive në Shkup

Ministria e Shëndetësisë deklaroi se sot rreth orës 13:00, në Klinikën Infektive në Shkup janë shtruar në spital shtatë fëmijë të moshës dy vjeçare të cilët kanë qenë të prekur nga epidemia e fruthit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të gjithë fëmijët janë nga vendbanimi i Novo Lisiçe nga Shkupi dhe të cilët kanë qenë vizitor të çerdhes “Sonce”. Për këto shtatë rastet e reja pritet konfirmimi laboratorik.

Të gjithë fëmijët e sëmurë nga kjo çerdhe nuk kanë qenë të vaksinuar me vaksinat MRP. Në grupin e çerdhes ka pasur 28 fëmijë të cilët nuk kanë qenë të vaksinuar.

Nga 16 dhjetori deri më sot (10 janar) gjithsej në spital janë shtrirë 22 persona, Nga këto 13 ende gjenden në Klinikën Infektive në Shkup, ndërsa 9 janë lëshuar për mjekim shtëpiak.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se deri më tani janë vaksinuar 1.692 persona, ndërsa vetëm sot deri në orën 13:00 janë vaksinuar 85 persona.

Nga Ministria bëjnë thirrje deri tek prindit që të vazhdojnë me vaksinimin e fëmijëve të tyre dhe thonë se ka sasi të mjaftueshme të vaksinave MRP./Telegrafi/

Exit mobile version