Telegrafi

Fruthi mund të prevenohet me vaksinë

Vaksinimi më korrekt dhe më i suksesshëm do të bëhet poqëse vaksinimi kundër fruthit fillon pas muajit të 15 të jetës e deri në muajin e 18, gjegjësisht deri në fund të vitit të dytë të jetës. Dhënia e vitaminës A preferohet së bashku me vaksinën e sidomos të fëmijët e ushqyer dobët.

Kufiri i aplikimit të vaksinës kundër fruthit në kushtet tona është mosha 14 vjeçare. Nëse kërcënohet epidemia e fruthit, atëherë imunizimi mund të kryhet edhe pas muajit të 6 të jetës, por me kusht që edhe një dozë e vaksinës kundër fruthit, të njëjtëve, t’u aplikohet pas muajit të 15 të jetës, gjegjësisht deri në fund të vitit të dytë të jetës.
Rivaksionimi në Kosovë preferohet të bëhet pas vitit të 12 të jetës.

Ku të drejtoheni për ndihmë?
1. Pediatri juaj
2. Infektologu                                                                              

 

/Telegrafi/