Telegrafi

Frutex ndan dhurata për 500 nxënës

Edhe këtë vit kompania “Frutex” ndau dhurata për nxënësit e pesë shkollave të ndryshme:

 

SHFMU ”LIDHJA E PRIZRENIT” – Budakovë

SHFMU ”DRITA” – Gelancë

SHFMU ”ISMET JASHARI-KUMANOVA” – Javor

SHFMU ”ISMET JASHARI-KUMANOVA” – Luzhnic

Shoqatën  “Autizmi” – Suharekë

 

500 pakotë të cilat ju dhuruan nxënësve të këtyre shkollave, përmbajnë pajisje shkollore si: fletore,ngjyra,lapsa, dhe pako me produkte ushqimore vendore, për të cilat ata më së shumti kanë nevojë.

 

Ky është viti  i tetë që kompania Frutex bën shpërndarjen e dhuratave për nxënës dhe shoqatat të ndryshme.