Site icon Telegrafi

Frutex i gëzon fëmijët me rreth 1500 dhurata

Kompania FRUTEX, i cila merret me prodhimin e pijeve energjike “Golden Eagle” dhe lëngjeve“Relax”, edhe këtë viti ka filluar të shpërndaj dhurata për fëmijët, në disa qytete të Kosovës.

Iniciativa e nisur para disa viteve për shpërndarjen dhuratave për fundvit, tashmë është bërë traditë nga kjo kompani.
Të martën kompania ka filluar shpërndarjen e dhuratave në qytetin e Prizrenit, Gjakovës dhe Pejës, për të vazhduar me Suharekë, Mitrovicë, Prishtinë, Vushtri, Ferizaj dhe Gjilan.

Këtë vit, kompania “Frutex” ka vendosur të shpërndaj rreth 1500 dhurata për fëmijë ku ka zgjedhur disa shkolla, kopshte dhe organizata të ndryshme, që merren me kujdesin e fëmijëve.


Kompania do të shpërndan dhurata në shkollën speciale “Lef Nosi”, shoqatën e autizmit në Prizreni e Suharekë, Handikos në Suharekë dhe Gjilan, SOS Fshati në Prishtinë, po ashtu edhe shoqatën e të verbërve “Drita” në Vushtri dhe në shume kopshte nëpër vende të ndryshme të Kosovë.


Frutex në bashkpunim me Fondacionin Humanitar Golden Eagle i kushton kujdes të posaçëm fëmijëve dhe mundohet ti përkrah institucionet e ndryshme që merren me kujdesin e tyre.

Exit mobile version