Site icon Telegrafi

Frutat arrore të rëndësishme si qumështi për eshtrat e shëndetshme të fëmijëve

Prindërit tashmë një kohë këshillohen t’u japin fëmijëve sasi të mjaftueshme të qumështit për të pasur eshtra të forta, por po aq është e rëndësishme që ushqyerja të jetë e pasur edhe me farat e kungullit, çokollatën e zezë, salmonin, bajamet dhe frutat tjera arrore, shkruan “Daily Mail”.

Shkencëtarët nga kolegji amerikan “Baylor” kanë analizuar ndikimin e ushqimeve të caktuara në dendësinë e eshtrave te fëmijët dhe kanë përfunduar që minerali i magnezit është po aq i rëndësishëm për ndërtimin e skeletit të shëndetshëm, transmeton Koha.net. Edhe pse dihet edhe prej më herët se sa është magnezi i rëndësishëm për eshtrat e të rriturve, për herë të parë është vërtetuar roli i tij në organizmin e fëmijëve.

“Është keqkuptim se i rëndësishëm është vetëm kalciumi, ekziston një varg i tërë i nutrientëve të nevojshme për ndërtimin e eshtrave të shëndetshme”, – ka thënë udhëheqësi i studimit, dr. Steven Abrams.

Ushqimi me më së shumti magnez:

• Farat e kungullit;
• Tërshëra;
• Çokollata e zezë;
• Bajamet;
• Arrat indiane;
• Jogurti;
• Bananet;
• Perimet me gjethe të gjelbra. /Telegrafi/
 

Exit mobile version