Telegrafi

Fruktoza e tepërt, rrezik për shëndetin e zemrës

Qelizat e mëlçisë janë qelizat e vetme në organizmin tonë që e metabolizojnë fruktozën, ndërsa yndyra është produkti kryesor i këtij metabolizmi. Nëse mëlçia merr fruktozë të mjaftueshme, yndyra në formë të flluskave do të fillojë të grumbullohet në mëlçi dhe do të sjellë deri të sëmundja yndyrore e mëlçisë. Nëse procesi vazhdon, vjen deri te dëmtimi i rëndë i mëlçisë.

Rruga e shpërbërjes së fruktozës në mëlçi, po ashtu, shton nivelin e triglicerideve në gjak, pastaj sjell deri te rritja e kolesterolit të keq (LDL-kolesterolit), grumbullimin e shtresave yndyrore në bark, rritjen e shtypjes së gjakut dhe shkakton ndryshime me pasoja të dëmshme në zemër dhe enët e gjakut.

Dy studime të mëparshme kanë bërë lidhshmërinë në mes të konsumimit të fruktozës dhe rritjes së gjasave për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës apo vdekjes nga ato.

Të gjitha këto që u përmendën më lartë, nuk do të thonë se duhet të heqim dorë nga pemët, por duhet të shmangen pijet e ëmbla dhe ushqimi i pasur me sheqer të rafinuar, si edhe shurupi i amidonit me pjesëmarrje të lartë të fruktozës. /Telegrafi/