Dy ekipet me objektiva shumë të ndryshme takohen sot në stadiumin Benito Stirpe.
Frosinone është nikoqire e kampionit shtatëfishtë evropian Milanit, i cili po kërkon të kthehet në Ligën e Kampionëve.
Frosinone këtë sezon ka fituar vetëm një nga 17 ndeshjet e tyre në Serie A. Për më tepër, ata kanë marrë vetëm dy pikë nga 15 të fundit.
Match Day: let's get back on track! 🔴⚫
Natale con i tuoi, Santo Stefano con il Milan! 🔴⚫#FrosinoneMilan pic.twitter.com/99edcwge50— AC Milan (@acmilan) December 26, 2018
Kuqezinjtë janë vetëm një pikë prapa Lazos së vendit të katërt, por kanë fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit në Serie A.
Theksojmë se Milani ka fituar deri më tani 27 pikë ndërsa vendasit kanë në konton e tyre vetëm nëntë pikë.
Frosinone: Sportiello; Goldaniga, Ariaudo, Krajnc; Ghiglione, Chibsah, Maiello, Cassata, Beghetto; Ciano dhe Pinamonti.
Milan: G Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Calhanoglu; Castillejo, Higuain dhe Cutrone. /Telegrafi/