Roma ka arritur të marrë një fitore të vështirë te Frosinone me rezultat 3-2.
Giallorossët kanë marrë edhe fitoren e tretë radhazi në kampionat, pasi kanë fituar te Frosinone në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Serie A.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Camillo Ciano (5′) dhe Andrea Pinamonti (80′) për vendasit, ndërsa Edin Dzeko (30′, 90+) dhe Lorenzo Pellegrini (31′) për Romën.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi boshnjak, Dzeko, i cili pas dy golave të shënuara u notua me 9.3.
Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për portierin e Romës, Robin Olsen, që bëri gabim tek goli parë dhe mori notë 5.6.
Frosinone:
Roma:
/Telegrafi/