Site icon Telegrafi

Frosina Tashevska – Remenski kërkon dorëheqjen e zv. ministrit Dime Spasov

Ministresha për punë dhe politika sociale, Frosina Tashevska – Remenski ka kërkuar sot dorëheqjen e zv. ministrit plotësues të kësaj ministire, Dime Spasov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Arsyeja e kësaj kërkese ndërlidhet me, siç thotë Remenski, sjelljen e papërgjegjshme dhe keqpërdorimin që i ka bërë, që kanë të bëjnë me aksidentin e komunikacionit të shkaktuar këtë të shtune.

Me këtë akt, Spasov ka shfryrëzuar në mënyrë të paligjshme veturën e Agjencisë për punësim, duke shkaktuar dëm material të veturës, por edhe të veturave tjera. Spasov ka harxhuar mjete të MPPS-së, për lëndë djegëse, ndërkaq ka ikur nga policia.

Lexo po ashtu Këtu i gjeni lajmet për aksidentin e zv. ministrit Dime Spasov

Remenski bëri të ditur se vetura ”Touareg” që është shfryrëzuar nga Spasov, është pronë e Agjencisë për punësim, dhe nuk është e vetmja që Spasov e ka shfrytëzuar.

Njiherit, ministresha Remenski deklaron se edhe drejtori i Agjencisë për punësim, Vllatko Popovski ka vepruar në kundërshtim me rregulloren për shfryrëzim të veturave zyrtare, duke ia lënë veturën e agjencisë, një personi të paautorizuar, jashtë orarit të punës dhe detyrave të punës. Ajo pret nga MPB-ja që të sqarohet i tërë rasti, për t’u treguar procedurë joselektive dhe barazi për të gjithë qytetarët para ligjit./Telegrafi/

Exit mobile version