Site icon Telegrafi

Frosina Remenski emërohet konsull në Venecia të Italisë

Më 13 shkurt, Qeveria mori vendim për emërimin e Frosina Remenskit për konsull të përgjithshëm dhe shefe të Konsullatës së Përgjithshme të Maqedonisë së Veriut në Venecia të Italisë.

Nënshkrues i këtij vendimi është nënkryetari i Qeverisë, Fatmir Bytyqi

Frosina Remenski është profesoreshë e rregullt në Fakultetin e Sigurisë në Shkup.

Si anëtare e LSDM-së ishte deputete, nënkryetare e Kuvendit dhe ministre e Punës dhe Politikës Sociale e Maqedonisë.

Ajo akuzohej në rastin “Lidhja Ndërkombëtare” me “Boki13”, por Prokuroria nuk arriti ta vërtetonte akuzën, ndaj ajo u la e lirë./Telegrafi/

Exit mobile version