Telegrafi

Froome mbron titullin në “Tour de France”

Çiklisti Chris Froome ka triumfuar në garën më të madhe çiklistike në botë “Tour de France”.

Garuesi i ekipit “Sky” ka fituar për herë të dytë rresht titullin e më të mirit, dhe për herë të tretë në karrierë, transmeton koha.net.

31-vjeçari është garuesi i parë që ka mbrojtur titullin e më të mirit, pas Lance Armstrongut dhe Miguel Indurainit.