Site icon Telegrafi

FRODEM: Vetëm qeveria teknike e ekspertëve mund ta shpëtojë Maqedoninë

Dalja nga kriza është e mundur vetëm me përfshirjen e “elementit të 5-të”, potencialin qytetar, profesional dhe potencialin e ekspertëve të vendit, me formimin e qeverisë teknike-eksperte, konsideron shoqata Fronti për Maqedoni demokratike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas FRODEM, kjo qeveri teknike e ekspertëve duhet që në afat prej më pak se një vit të realizojë tre gjëra esenciale – kthimi i qëndrueshmërisë juridike dhe financiare dhe të parave të vjedhura, hyrje e shpejtë në NATO dhe BE dhe departizim të institucioneve, që përfshin edhe fillimin e procesit të pajtimit.

„Është fshehtësi publike se populli është peng i paaftësisë së katër partive për ta fut Maqedoninë në botën normale të civilizuar. Faj bartin edhe ata qytetarë të cilët në mënyrë pasive iu dorëzuan kriminelëve, të fshehur pas partive politike dhe distinktivëve policor. Maqedonia është e lodhur dhe nuk ka kapacitet heroik ti zgjedh problemet e saj të shtresuara”, konsideron FRODEM.

Siç transmeton Telegrafi Maqedoni, për këtë shoqatë qeveria eksperte-teknike duhet të jetë një përpunim efektiv dhe efikas i qeverisë ekzistuese.

„Në tërë këtë errësirë tranzicionale-kriminale duhet ti jepet mirënjohje „Të vërtetës për Maqedoninë“ e cila bëri përpjekje serioze për ti ndriçuar podrumet e mykura nga baroku, i nëntokës kriminale. E përshëndesim „Revolucionin laraman“ si një zë autentik i qytetarëve, i cili duhet të jetë korrigjues kujdestar i të gjithë përpjekjeve që përmes trikave dhe taktikave politike të suspendohet e drejta dhe demokracia“, konsideron FRODEM./Telegrafi/

Exit mobile version