Partia FRODEM ka reaguar ndaj Këshillit të prokurorëve publik (KPP) në lidhje me veprimtarinë e tyre, që ka të bëjë me Prokurorinë Speciale Publike (PSP), transmeton Telegrafi Maqedoni.
FRODEM mendon se tentimet për ta minuar automoninë e punës së PSP-së nga individë të KPP-së, janë të tentime të rrezikshme për ndikim partiak dhe përzierje me qëllim thellimin e krizës politike në vend, ndërkaq PSP-ja, sipas Ligjit, ka autonomi të plotë në hetimin dhe ndjekjen e veprave penale që lidhen dhe që dalin nga përgjimet joligjore të komunikimit.
FRODEM i rikujton kreytarit të KPP-së, Petar Anevski, Nenin 2 dhe 3 të Ligjit për KPP-në, ku qartë thuhet se Këshilli është organ i pavarur që duhet të sigurojë dhe garantojë pavarësinë e prokurorëve publik në kryerjen e funksionit të tyre, e jo të bëjë obstruksione në punën e tyre./Telegrafi/