Partia FRODEM kërkon nga presidenti Gjorge Ivanov dhe kryeministri Zoran Zaev të dorëzojnë projekt-rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
“Duke u ballafaquar me presion për ndryshimin e emrit kushtetues, si dhe qëndrimet joparimore dhe ofenduese që vijnë nga partitë parlamentare nga Greqia, kërkojmë nga presidenti dhe kryeministri që të dorëzohet projekt-rezolutë nga ana jonë në Kuvendin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Jemi të sigurt që argumentet e parashtruara janë në anën tonë dhe se anëtarët e Kuvendit të Përgjithshëm të OKB-së do të sjellin vendimin duhur në interes të drejtësisë dhe vërtetës”, thonë nga FRODEM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Gjatë ditëve të fundit kontesti i emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë është bërë aktualitet si në mediat në Greqi, ashtu edhe në Maqedoni. Ndërsa politikanët në Greqi kanë pasur deklarata të ndryshme rreth qëndrimit të partive për emrin e ri të Maqedonisë./Telegrafi/