Site icon Telegrafi

FRODEM: Presim zgjedhje fer dhe demokratike

Partia që doli nga OBRM-PDUKM si pjesë e refomrave brenda partisë, FRODEM sot ka kërkuar që të respektohet marrëveshja e arritur nga katër partitë parlamentare OBRM-PDUKM, LSDM, BDI dhe PDSH, dhe të ketë zgjedhje fer dhe demokratike, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Zgjedhjet fer dhe demokratike janë zgjidhja e vetme për të tejkaluar krizën e rëndë politike që mbi të gjitha kanë përkulur qytetarët. FRODEM i përshëndet bisedimet dhe vendimet e sjella që duhet të definohen deri më 31 gusht. Katër partitë dhe liderët e tyre kanë përgjegjësi të madhe tani të organizojnë zgjedhje fer dhe demokratike. Ata tani vendosin në emër të qytetarëve, edhe pse të gjithë qytetarët nuk kanë votuar për ata.” thonë nga FRODEM./Telegrafi/

Lexo po ashtu Zyrtare: Ja se çfarë “fitojnë” shqiptarët nga marrëveshja e re (Dokument)
Exit mobile version